Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka komentuar zhvillimet e brendshme në PD dhe kryesisht situatën e ndodhur ditën e sotme.
E ftuar në emisionin “Debat” më Alba Alishanin në A2 CNN, ai theksoi se nuk mund të hidhet poshtë që të shtunën e kaluar kishte një mbledhje demokratësh.
“Keqardhje e madhe, një situatë që ka tejkaluar termin delikat. E papranueshme ajo që ndodhi sot. PD është institucion, pasuri e demokratëve. Kam marrë pjesa pothuajse në të gjitha Kuvendet Kombëtare.
Nuk mund ta mohoj që të shtunën e kaluar kishte një mbledhje demokratësh, por s’mund të them se ata zotësuan strukturat shtetërore. Nuk u depozituan firmat sipas protokollit.
Aty kishte demokratë, por s’mund të them që ata përfaqësojnë strukturat e PD. Unë u njoftova për një mbledhje të kryesisë dhe shkova. Nuk e dija që do vinte Berisha me demokratët dhe nuk ka asnjë problem që demokratët të vijnë në shtëpinë e tyre. Ata votuan për veten të përjashtohen, pra shfuqizimin e kryesisë”, tha Çupi.