Kërcënim me taksa 100% BE-SHBA

0
44

Në muajin tetor, një taksë federal prej 25% u vendos në SHBA mbi verërat franceze, gjermane e spanjolle, në mesin e mosmarrëveshjeve mbi shitjet e avionëve europianë. Disa biznese e panë atë si “gjunjëzuese për ta”. Por kur goditi koronavirusi, situata u bë vërtet e dëshpëruar. Tani, sipas The Colorado Sun, Përfaqësia e Tregtisë në SHBA po mendon ta rrisë në 100% tarifën e verës duke e shtrirë mbi të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Kjo do të ishte gozhda e fundit në arkivol”, thotë Nate Klatt, që i shet restoranteve në Kolorado verë të importuar. Një ditë më parë, BE-ja deklaroi se “ do të veprojë me vendosmëri” nëse SHBA vazhdon me kërcënimet për të vendosur tarifa të reja mbi mallrat evropiane. Kjo është më e fundit e një liste të gjatë përplasjesh me Washingtonin në lidhje me subvencionet që BE i jep prodhuesit të avionëve Airbus. Prej më shumë se një dekade, BE dhe SHBA kanë akuzuar njëra tjetrën se po ndërhyjnë në tregjet e tyre të aviacionit me reduktime taksash, grante kërkimore dhe ndihma të tjera. Muajin e shkuar, SHBA kërcënoi me taksa mbi mallra europiane si birra, xhini dhe ulliri, duke e përshkallëzuar më tej mosmarrwvshjen. Sipas komisionerit europian të Tregtisë, Phil Hogan, Washingtoni është ai që ka refuzuar hapat drejt zgjidhjes së këtij sherri.