Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Klientët që paguajnë rregullisht për përdorimin e Adobe Photoshop kanë kërcënuar se do hidhen në gjyq pasi përdorin versionet e vjetra.
Pas ndërprerjes së versioneve më të vjetra, Adobe u dërgoi email klientëve lidhur me politikat e reja ndaj përdoruesve të cilët nuk i përmbahen rregullave të kompanisë.
“Ne kemi ndërprerë disa versione të vjetra të aplikacioneve Creative Cloud dhe sipas kushteve të marrëveshjes sonë, ju nuk keni leje që ti përdorni më. Ju lutem kini parasysh që nëse vazhdoni përdorimin e versioneve të vjetra, mund të rrezikoheni që të paditeni për shkelje”, shkruhej në emailin e Adobe.
Sipas AppleInsider, disa përdorues që kanë paguar Adobe prej vitesh nuk ishin të kënaqur me politikat e reja të kompanisë.