Kërcënimi me jetë i Ylli Rakipit, Meta: Të ndëshkohen autorët

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim drejtuesin e emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, i cili ka marrë mesazhe kërcënuese për jetën. Kërcënimi ndaj Rakipit u bë  pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pak kësaj afere.

Meta ka shprehur solidaritetin e tij me gazetarin, duke e inkurajuar që të vijoj punën e tij me profesionalizëm.  Presidenti u bëri thirrje institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve.

Ai theksoi gjithashtu, se të gjithë gazetarët të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cënim të misionit të tyre i cili është vendimtar për demokracinë e sundimin e ligjit.

Zjarr Tv Ad