Pas letrës që PD i drejtoi ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas pretendimeve të këtij të fundit se kreut të opozitës i kërcënohet siguria, është vënë në lëvizje edhe institucioni i Presidencës.
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka thirrur në takim drejtorin e SHISH-it dhe komandantin e Gardës.
Në shkresën drejtuar ministrit të Brendshëm e që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, demokratët i referohen një takimit të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të gardës së Republikës, truprojë e Lulzim Bashës, mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës. Në letër Gazment Bardhi shkruan se z.Lleshaj ka shkelur cdo procedurë dhe cdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj cështjeje.