Kërcënoi gjyqtaren në Tiranë, kush është 39-vjeçari i arrestuar nga Policia (Emri)

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi ka kërcënuar një gjyqtare në kryeqytet. Personi i arrestuar paraditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është 39-vjeçari Andri Leka, ndërsa ende nuk dihet identiteti i gjyqtares që ai ka kanosur.

39 vjeçari i lindur në Durrës dhe banues në Tiranë është ndaluar në zonën e Komunës së Parisit. Ky shtetas rezultonte në kërkim pasi akuzohet për veprën penale të parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal “Kanosja e gjyqtarit”.

 “Nga sherbimet e Komisariat Nr.2, eshte kapur personi ne kerkim shtetasin Andri Leka, 39 vjeç, lindur ne Durres dhe banues ne Tirane. Ky shtetas eshte shpallur per vepren penale “Kanosje e gjyqtarit”. Po kryhen veprimet proceduriale për rastin”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad