Kërcënoi me gjobë 10 mijë euro biznesmenin në Bulqizë, arrestohet

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Bulqizës ka arrestuar autorin e kërcënimit të biznesmenit të ndërtimit Gëzim Balla, Feruzan Shehun.Ngjarja ka ndodhur me 19 qershor, ku Shehu e kishte kërcënuar biznesmenin për një shumë prej 10 mijë eurosh.

Njoftimi i policisë pas ngjarjes
Me datë 19.06.2020, shtetasi G.B, (biznesmen), është paraqitur  në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallzim,  i cili ka deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga  një shtetas. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale, Policia identifikoi  shtetasin  F.Sh,  i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar shtetasin G.B. Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin  në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej. Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur  rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe  vijon  krehja për  kapjen e autorit.

Zjarr Tv Ad