Kërcënon policia franceze, do fillojë protestat kundër Macron

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy grupe sindikale të policisë në Francë janë ankuar për kushtet e vështira të punës dhe kanë kërkuar që qeveria të investojë më shumë në polici. Ata kanë paralajmëruar se do ta ulin ritmin e punës të mërkurën si shenjë proteste për masat e Makronit për shkurtim të buxhetit për policinë.

Udhëheqësit e unioneve policore kanë thënë se e mërkura do të jetë një “ditë e zezë” për policinë. UNSA, një union tjetër policor, tha se anëtarët e saj do të ofrojnë shërbime minimale policore dhe se e kanë ftuar Makronin që të takohet me ta. Ata po kërkojnë që t’iu paguhen orët e punës jashtë orarit, të cilat janë rritur sidomos në javët e fundit për shkak të valës së protestave që po mbahen në shumë qytete të Francës.

Sipas unionit policor “Alliance”, deputetët pritet ta votojnë një shkurtim buxheti prej 62 milionë eurosh, i cili do t’i përkeqësojë edhe më tepër kushtet e punës, nëse miratohet. Ky union ka bërë thirrje për policët që të qëndrojnë në stacione policore dhe t’iu përgjigjen vetëm thirrjeve emergjente. Në anën tjetër, ministri francez i mbrojtjes, Christophe Castaner, ka thënë se do të takohet me përfaqësuesit policorë gjatë ditës së sotme, shkruan “Daily Mail”

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad