Kërcet arma në Durrës, 32 vjeçari qëllon me pistoletë 23 vjeçaren në hotel

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në një hotel, në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia njofton se një 32-vjeçar ka qëlluar me armë në ambientet e një hoteli shtetasen E. K., 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, Fatbardh Doda 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad