Kërcet grushti në Delvinë, fshati s’e pranon hapjen e gurores(VIDEO)

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka kërcitur grushti dhe përplasje të forta fizike në dëgjesën publike të organizuar në fshatin  Bajkaj të Delvinës nga zyrtarë të  Ministrisë së Mjedisit  bashkisë së Delvinës dhe firmës Dinamika Shpk me banorët e zonës.

Dhuna ka ardhur pasi banorët kanë protestuar në Qafën e Bresherit, pasi planifikohet të hapet gurorja dhe dëgjesa organizohej pa dijeninë e banorëve.

“Duan të na bëjnë guroren këtu, – thanë ata. –  Erdhën të na groposin neve se nuk i lejuan të tjerët. Nuk i lejojmë. Kjo është zonë ushtarake. Janë gjithë këto fusha që janë me agrume e vreshta e duan të na i shkatërrojnë. Do të vijë atje, do të rrijë 4 vjet, do të mbushë xhepat me lekë e do blejë vila në Tiranë, kurse unë do banoj këtu!“

Në zonën ushtarake pak metër larg banesave të fshatit, është hartuar një projekt për ta kthyer 96.000 metër katrorë tokë, në gurore.

Banorët e fshatit Bajkaj kanë firmosur edhe një peticion drejtuar, Ministrisë së Mjedisit, ku e refuzojnë hapjen e gurores.

 

© SYRI.net

Zjarr Tv Ad