“Kërcet” thika mes të rinjve në Tiranë, plagoset 21-vjeçari

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sherr i rëndë mes dy personave ka ndodhur në Tiranë këtë të mërkure, ku njëri ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet ditën e sotme ku shtetasi 21-vjeçar me inicialet D.SH ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin me iniciale A.D . Mësohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta e më pas ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse.

21-vjeçari A.D është dërguar në Spitalin e Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa bashkëmoshatari i tij D.Sh është shoqëruar në Komisariatin e Policisë. Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– D. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme

Zjarr Tv Ad