Kërkesa e Kejvina Kthellës/ Ja vendimi i gjykatës për modelen

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur t’i kthejë celularin e sekuestruar velinës Kejvina Kthella. Kjo e fundit është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Modelja kishte kërkuar nga gjykata që t’i kthehej celulari, por edhe të hiqej sekuestroja mbi llogarinë bankare dhe t’i lirohej makina e bllokuar.

Sipas gjykatës, telefoni i modeles është kqyrur dhe nuk përbën më interes për hetimet, ndërkohë që lidhur me llogarinë bankare dhe makinën, dyshohet se ato të jenë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i Redjan Rrajës.

Panorama shkruante se makina superluksoze e modeles është e Redjan Rrajës, i arrestuari i vetëm për atentatin me një viktimë.

Kthella ka sulmuar mediat pasi publikuan lajmin se ajo është marrë në pyetje për lidhjet e saj me Rrajën.

Hetuesit thonë se Kthella kishte komunikime të shpeshta me të dyshuarin kryesor për atentatin.

Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më pas.

Zjarr Tv Ad