Kërkesat e biznesit të Kosovës për Shqipërinë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesi i Kosovës është i kënaqur me taksën që Prishtina i vuri mallrave serbe, ndërkohë që Dhoma e Tregtisë së Kosovës ka kërkesa për Shqipërinë, ato janë heqja e pagesave për skanerin, terminalet dhe njohja e certifikatave fito-sanitare.

Vendosja e taksës nga shteti Kosovës për Serbinë rrit shanset për prodhuesit shqiptar, kryesisht në fushën e shërbimeve produkteve ushqimore dhe ato minerare. Kështu është shprehur kreu i klubit të prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha teksa ka komentuar vendimin e fundit të shtetit Kosovar për taksimin e produkteve serbe.

Lidhur me këtë Panxha u shpreh se kjo taksë është sa ekonomike po aq edhe politike e cila tregon se Kosova është shtet duke shtuar së marrëdhëniet tregtare të Kosovës me Serbinë gjithmonë kanë qenë të vështira.

Qeveria e Kosovës e vendosi taksë 100% për produktet Serbe si kundërpërgjigje ndaj sjelljeve të shtetit serb ndaj Kosovës, duke e mos votuar për anëtarësim në Interpol. Kosova ka importuar 449 milionë euro mallra nga Serbia në 2017 dhe vetëm 151 milionë euro nga Shqipëria, pra thuajse tre herë më pak. Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit tashmë kanë mundësi të zëvendësojnë hapësirën e lënë bosh nga Serbia.

 

Zjarr Tv Ad