Kërkohen standarde për gjuhën shqipe

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Standardet e gjuhës shqipe duhet të përmirësohen duke synuar edhe certifikimin europian të tyre. Në një tryezë diskutimi, studiues dhe albanologë ngritën shqetësimin mbi kushtet në të cilat ndodhet gjuha shqipe, duke kërkuar ndër të tjera edhe më tepër vëmendje ndaj gjuhës së minoriteti arbëresh.

Gjuhëtarët kërkojnë më tepër standarde për gjuhën shqipe. Sipas tyre, shqipja nuk është më ajo e 40 viteve më parë dhe si e tillë ka nevojë për rishikimin e gramatikës, përfshirë edhe hartimin e një fjalori të plotë.

“Të hartohen fjalorë shkollorë, të hartohen fjalorë të rinj terminologjik, të rihartohen dhe të plotësohen fjalorët e mëparshëm si dhe të thellohen studimet etimologjike, të pasurohet me shpejtësi korpusi gjuhësor”.

Por përveç kësaj një tjetër problem është fakti se në Shqipëri është drejt zhdukjes gjuha arbëreshe.

Studiuesit ngrejnë shqetësimin se sot në Universitete nuk gjendet një pedagog që të japë këtë gjuhë.

“Në ambjentet universitare nuk vihet re një katedër që të mësojë edhe arbërishten si një pjesë e kojneve tona. Njëkohësisht edhe mësimi që bëhet për autorë arbëreshë bëhet duke i studiuar autorët në standard”.

Fjalori i fundit i Gjuhës Shqipe është rishikuar në vitin 2006 dhe përmban 48 mijë fjalë.

 

Zjarr Tv Ad