“Kërkohen stjuardese!” Si futen në kurth vajzat shqiptare për t’u rekrutuar si eskorta në Dubai, rrëfimi i të resë: Prioritet ishte gjatësia…

0
375
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skandali i trafikimit të qytetareve shqiptare si eskorta drejt Dubait mbetet ende një problem i pazgjidhur për autoritetet shqiptare. Për skandalin ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” edhe një prej vajzave që kishte pasur komunikim me një prej agjensive shqiptare të rekrutimit.

Sipas deklaratës të së resë, agjencitë publikonin njoftime pune për stjuardese në vendet arabe por në fakt kryenin rekrutimin e punonjëseve për shërbime seksuale.

Ajo deklaroi gjatë lidhjes në studio se puna reklamohej në Instagram dhe kishte një pagë rreth 2000 euro. Sipas saj gjatë rekrutimit vajzat kryenin një test inteligjence dhe më pas merreshin në pyetje gojarisht.

Sakaq, ajo u shpreh se agjencia shqiptare i kërkoi shifrën prej 1000 eurosh për të vazhduar me procesin pa i treguar kontratën, e cila rezultoi se nuk tregonte asnjë detaj sipas vajzës.

“Ishte rastësi, e pashë në Instagram që kërkonin stjuardesa. Dërgova një CV dhe më thirrën në Tiranë. Kriteret ishin mosha mbi 20 vjeç, të dije mirë anglisht, etj. Kishte kritere fizike, gjatësia ishte prioritet, të dije notin, etj. Paga ishte mbi 2000 euro dhe më pëlqeu. Ishim rreth 40 vajza që aplikuam për punën. Ishte një person arab rreth moshës 30 vje­ç që ishte menaxher dhe një vajzë shqiptare. Së bashku komunikonim vetëm anglisht. Na paraqitën disa teste, një test inteligjence dhe pastaj na morën në pyetje gojarisht. Në fund u përzgjodhën vetëm 14 vajza për të punuar.

Më pas më kontaktuan mua dhe një shoqe pasi kishim aplikuar bashkë për të firmosur kontratën e punës. Nuk më treguan asnjë kusht dhe asnjë kontratë dhe thjesht më kërkuan 1000 euro për të marrë kontratën në agjencinë shqiptare. Më tha se nëse do të lësh punën vitin e parë duhet të paguash 5000 euro dëmshpërblim, ndërsa vitin e dytë 4000 euro. Më vonë kërkova kontratën dhe kur e pashë kishte vetëm 1 faqe dhe 10 fjali. Çdo gjë ishte e përgjithshme dhe nuk shfaqeshin detaje për punën. Kur kryem intervistën me arabët na thanë gjëra të tjera komplet nga agjencia shqiptare”, u shpreh njëra nga vajzat.

Burimi: News24

Zjarr Tv Ad