Kërkohet rritja e çmimit të ujit në Elbasan, qytetarët kundër: S’e përballojmë dot me 140 mijë lekë pension

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shumë shpejt qytetarët e Elbasanit do të përballen me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

 Pas një takimi konsultativ të zhvilluar pak ditë më parë, ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve ne Elbasan i ka bërë kërkesë ERRU të rrisë me të paktën 4 lekë çmimin e m2 të ujit për konsumatorët dhe 25 lekë për biznesin. Zv. administratori Juljan Dervishi thotë se rritja e çmimit nuk synon të prekë xhepat e qytetarëve , por të mbulojë kostot operative të ndërmarrjes.

“Ne jemi munduar që të përmirësojmë situatën e ujësjellësit, por dhe të mos ngarkojmë qytetarët. Llogaritja mesatare për rritjen në faturë për qytetarët do të jetë rreth 1 mijë lekë të vjetra. Mendoj se nuk është një rritje e papërballueshme për çdo familje. Kjo ka qenë vizioni jonë, që të mos jetë e papërballueshme”, tha Dervishi.

Edhe pse rritja e faturës së ujit në Elbasan nuk do ta kalojë 10 për qind të vlerës aktuale qytetarët thonë se është e padrejtë dhe një kosto që do të rëndojë xhepat e tyre. Më të indinjuar shprehen pensionistët të cilët thonë se me pensionet që marrin e kanë të vështirë të përballojnë jetesën.

“S’e përballojmë dot me pension 140 mijë lekë”- deklaroi një pensionist.

Zjarr Tv Ad