Kërkoi 60 milionë dollarë se e etiketonin si ”djali me sy peshkaqeni” dhe e lidhnin me trafikun e armëve të Gërdecit, Shkëlzen Berisha e humb dhe në apel gjyqin

0
118
Shkelzen Berisha, duke folur gjate nje mbledhje te komisionit hetimor parlamentar per privatizimin e kompanise OST tek kompania ceke CEZ, ku eshte thirrur si deshmitar. Ashtu si dhe heren e kaluar, ai ka akuzuar kryetarin e komisionit, Taulant Balla, per konflikt interesi dhe eshte larguar pa bere betimin./r/n/r/nShkelzen Berisha, speaking during a meeting of the parliamentary inquiry committee on the privatization of the company OST to Czech company CEZ, which is called as a witness. Just like last time, he accused the chairman of the committee, Taulant Balla, for conflict of interest and is left without making the oath.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha e ka humbur dhe në apel gjyqin që po zhvillohej në SHBA me autorin dhe shtëpinë botuese të librit “Qentë e Luftës”, përfshi një kompani kinematografike të cilëve u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje, lidhur me përmendjen e tij në çështjen e Gërdecit.

Në vendimin e gjykatës së apelit të Floridës, ku lihet në fuqi vendimi i dhënë dhe në shkallën e parë, u rrëzua kërkesa e avokatëve të Berishës, që deklaronin se autori librit “Qentë e Luftës”, Guy Lawson kishte shpifur në atë që shkruante për rolin e Berishës në tregtinë e armëve dhe tragjedinë e Gërdecit.

Në vendimin që mban datën 2 Shtator 2020 gjykatësit Martin, Neësom, dhe O’scannlain thuhet mes të tjerave se: “Autori librit Guy Lawson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e komonisë AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptarë. Lawson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha”.

Gjyqtarët amerikanë thonë më tej në vendimin e tyre se nuk kanë gjetur gabime në vendimin e dhënë më herët dhe në shkallën e parë, pasi sipas tyre Shkëlzen Berisha nuk kishte sjellë argumenta që vërtetonin të kundërtën.

“Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat”.

Në vitin 2015 Guy Lawson e publikoi librin me titull “Arms and the Dudes: How Three Stoners from Miami Beach Became the Most Unlikely Gunrunners in History. (Çunat dhe Armët: Si tre çuna nga Miami Beach u bënë trafikantët e zëshëm të armëve më historinë amerikane).

Disa vite me bas bazuar në këtë libër nga ku Shkëlzen Berisha përshkruhet si djali me sy peshkaqeni, Hollivudi realizoi një film. Tashmë djali i ish-kryeministrit nuk ka më mundësi që ta apelojë vendimin ndaj Guy Lawson, dhe aq më pak që të përfitojë një dëmshpërblim prej 60 milionë dollarësh, që pretendohej nga avokatët e tij mbrojtës.

Zjarr Tv Ad