Në datë 29 tetor është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi, i cili ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Më herët ai ka kërkuar lirimin në gjykatën e Apelit të GJKKO me pretendimin se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, pasi vuan nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë.
Gëlliçi u arrestua me urdhër të SPAK për mashtrim me tenderat, konkretisht një tender të vitit 2018 për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë afërsisht 1 mln dollarë.
Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.