Kërkoi lirimin, por Gjykata lë në burg Tire Alldervishin

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është rrëzuar kërkesa e Tire Alldervishit për lirim nga qelia. Gjykata e Tiranës refuzoi kërkesën e sanitares së “Shefqet Ndroqit” e akuzuar për “mashtrim” për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” në një masë me të butë.

3 infermiere dhe 1 sanitare u arrestuan në javën e parë të muajit shkurt pas denoncimit për mashtrim në spitalin Covid. Për 3 infermieret, akuza është shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Sipas prokurorisë, të katërta, bashkë me Tire Alldervishin, kishin krijuar një skemë për zhvatjen e pacientëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, të shtruar atje si pasojë e infektimit me koronavirus. Ato merrnin përfitime të paligjshme nga familjarët në këmbim të shërbimeve spitalore.

Zjarr Tv Ad