Kërkoi ndërhyrjen e Policisë, Basha sulmon administratorin e UT: Është militant i PS-së

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sulmuar administratorin e Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa,  i cili kishte kërkuar ndërhyrjen e Policisë në godinat e fakulteteve.

Basha u shpreh se Dafa është një militant i PS dhe nuk e ka vendin farë që të jetë administrator i Universitetit më të madh në vend.

“Kanë nxjerrë ne media se kush e ka nxjerrë urdhrin për të futur policinë në Universitet, dhe po ua tregoj se cili është. Urdhrin e paska firmosur një farë Skerdi Dafa, administrator i universitetit. Po kush është Skderi Dafa? Kush e ka emëruar? E ka emëruar qeveria. Skedri Dafa është ish-drejto i Postës ish-drejtor i Tatimeve të Elbasanit, militant i PS.

Me ligjin jemi në rregull, se Policia është kërkuar që të hyjë aty, por në fakt Policinë e ka kërkuar vetë Edi Rama me mashën e tij.

Ai nuk duhet të ishte kurrë administrator i universitetit, por duhet që të ishte tek zyra e financës së Partisë Socialiste në Elbasan.” u shpreh Basha në fjalën e tij.

 

Zjarr Tv Ad