Kërkoi një masë më të butë sigurie, Apeli i Posaçëm jep vendimin për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi.

Apeli i GjKKO-së ka refuzuar sot kërkesën e drejtuesit të prokurorisë së Kukësit për të zbutur masën, duke e lënë atë në burg, të paktën deri në përfundim të hetimeve. Po ashtu e njëjta masë është dhënë edhe për Isuf Gegën, shoferin e prokurorit.

Prokurori Edmond Karriqi prej kohësh ishte në përgjim dhe vëzhgim nga Prokuroria Speciale SPAK, sepse kishte dyshime se ai merrte para për të liruar persona nga burgu.

Ai u kap në flagrancë teksa merrte para nga vëllai i një personi të arrestuar për drogë.

Prokurori i komanduar me detyrë në Kukës, në një episod të fundit dyshohet se i ka marrë 2 mijë euro vëllait të një personi të kapur për drogë dhe që aktualisht ndodhet në burg. Ky rast është i filmuar pasi magjistrati ka qenë nën vëzhgim dhe survejim nga oficerët e Prokurorisë.

Zjarr Tv Ad