Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica, i cili kërkoi rikthimin e mandatit të deputetit.
Ky vendim vjen pasi Rehovica kërkoi të rimarrë mandatin pasi Prokuroria e Tiranës, pushoi hetimet ndaj tij.
Kjo për shkak se në kuadër të ligjit për dekriminalizimin, Rehovica akuzohet nga Prokuroria se është arrestuar në Itali në vitin 1999, i akuzuar për vjedhje në një dyqan.
Por gjatë gjithë kohës Rehovica ka mohuar akuzat, duke thënë se ka qenë student në Romë.
Më konkretisht ish-deputeti i LSI, sipas Interpol Romës, është proceduar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student.