Kërkoi shkarkimin e rektorit të UT-së, Koni përgënjeshtron Shahinin: Nuk ka ardhur asnjë grup inspektimi

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vendimit të Ministres së Arsimit, Besa Shahini për pezullimin dhe shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni bërë publike dje në një dalje për mediat ka reaguar rektori Koni.

Në një postim në facebook, Koni ka përgënjeshtruar Shahinin se këtë vendim e ka  marrë pas një inspektimi.

Koni shkruan se nga Ministrja në Universitet nuk ka mbërritur asnjë grup inspektimi, sepse në këtë kundërt do të ishte ai i pari që do ta kishte marrë vesh.

Për rektorin ky vendim ishte i pritshëm pas një seri sulmesh, por thekson se Ministrja duhet të më kishte mundësuar së pari  një takim dhe ta kishte dëgjuar se çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës.

Reagimi i plotë: 

Sapo mësova nga media se Ministrja e Arsimit, ka vendosur pezullimin tim nga detyra e Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe i paskërka kërkuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, shkarkimin tim.

Dhe këtë vendim e paskërka mbështetur në një inspektim të Ministrisë që ajo drejton.

Në dijeninë time, nga kjo Ministre, nuk ka ardhur asnjë grup inspektimi, sepse, në rast të kundërt, do të isha unë i pari që do ta mësoja një gjë të tillë.

Në fakt ishte e pritshme nga ana ime që situata do të shkonte deri këtu, pas gjithë atyre sulmeve të pashembullta që prej shumë kohësh, janë adresuar ndaj personit tim.

Përpara se të merrte një vendim të tillë, Ministrja duhet të më kishte mundësuar një takim apo të më kishte dëgjuar se çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës, por siç duket, e tremb e vërteta.

Edhe një herë, me prononcimin e saj të fundit, u kuptua edhe më qartë se kush e urdhëron Ministren dhe se kush kërkon të “gllabërojë” pasuritë e Universitetit të Tiranës.

 

Zjarr Tv Ad