Kërkon favore seksuale dhe rryshfet, prokuroria nis hetimet për gjyqtarin

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas transmetimit të video regjistrimit ku gjyqtari i Fierit, Roland Hysi kërkonte rryshfet e marrëdhënie seksuale nga një nënë e divorcuar me qëllim dhënien e kujdestarisë së fëmijës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda njoftoi sot nisjen e procedimit penal ndaj tij.

Njoftimi i Plotë i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, duke u nisur nga pamjet filmike të transmetuara në datën 08.01.2019 në emisionin “Stop” të televizionit “Klan”, kryesisht, ka rregjistruar proçedim penal për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përgjegjësisë penale të personave të përfshirë.

Zjarr Tv Ad