Kërkon pafajësinë në Apel, me 12 mars seanca për ish-ministrin Tahiri

0
45

Gjykata e Posaçme e Apelit cakton datën 12 mars, ora 09:30 për zhvillimin e seancës së parë të dosjes ndaj Saimir Tahirit.

Ish-ministri kërkon pafajësi në Apel, ndërsa prokuroria këkron dënimin e tij për “trafik narkotikësh” dhe “grup të strukturuar”.

Kolegji penal përbëhet nga gjyqtarët:

Albana Boksi Kryesuese

Nertina Kosova Anëtare

Nure Dreni Anëtare

Në Shkallën e Parë Tahiri u dënua me 5 vjet për “shpërdorim të detyrës” por nuk u gjet fajtor për akuzat e trafikut të drogës.

Duke qenë se më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove.