Kërkonte burrë në Facebook, por i doli Princ i Kaltër

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një histori dashurie emocionuese dhe në kufijtë e të pabesueshmes, e lindur online dhe e kurorëzuar në martesë pas vetëm dhjetë muajsh, është kthyer në një përrallë moderne.
Gjithçka nisi pasi nusja zbuloi se djali që dashuronte ishte një milioner.

Hirushja e ditëve të sotme, quhet Nguyen Van Anh, është një grua nga Vietnami, e cila e njohu të shoqin nëpërmjet Facebookut, për t’u martuar vetëm dhjetë muaj më vonë me të.

Van Anh e nisi karrierën e tij menjëherë pasi u diplomua në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në Hanoi, në vitin 2015.

Pavarësisht suksesit që kishte korrur në punë, e ndjente se në jetën e saj mungonte diçka. Kishte shumë djem që e pëlqenin, por ajo nuk vendoste.

Kthesa erdhi në maj të vitit 2016, kur pa fotografinë e një djali në faqen e saj në Facebook, në shoqërinë e personazheve më të famshëm të cilin ajo e adhuronte.

Duke menduar se djaloshi mund të njihte idhullin e saj, e kontaktoi me shpresë se do mund ta prezantonte.

Djali i cili quhet Dang Tuan, iu përgjigj se nuk e njihte idhullin e saj personalisht, por biseda mes tyre vijoi gjatë, dhe të dy kuptuan se kuptoheshin shumë mirë.

Dang Tuan në atë kohë jetonte dhe punonte në Rusi, por ndonëse nuk kishte pasur mundësi që ta shihte personalisht, ata u bën çift gjashtë muaj pas bisedave online.

Teksa kaluan dhjetë muaj lidhje në distancë Dang Tuan dhe van Anh, vendosën që të martohen, shkruan. Fillimisht prindërit e vajzës u shprehën kundër zgjedhjes së saj, duke i thënë se nuk mund të martohej me dikë që e kishte njohur online.

Kështu për të treguar seriozitetin e tij Dang Tuan udhëtoi drejt Vietnamit, për të takuar prindërit e vajzës që dashuronte dhe për të kërkuar dorën e saj, teksa vetëm atëherë e takoi personalisht. Vetëm kur Van Anh shkoi në Rusi për të përfunduar detajet e martesës, zbuloi atë që i fejuari fshihte.

Dang Tuan, në të vërtetë ishte një biznesmen i fuqishëm dhe drejtor i përgjithshëm, i një marke ndërkombëtare mode. Ai e kishte fshehur gjatë gjithë kohës pozicionin e tij, pasi druante se mund të ndikonte në lidhjen e tij.

Çifti u martua në një ceremoni përrallore në një hotel me pesë yje në Hanoi të Vietnamit, në 9 prill 2017, shkruan. Tashmë ata jetojnë në Rusi dhe kanë një fëmijë. Van Anh thotë se u dashurua pas personalitetit të të shoqit dhe as që e kishte imagjinuar statusin e tij financiar, madje e dinte një punëtor të thjeshtë.

Zjarr Tv Ad