Kërkuan uljen e çmimeve, Policia e Tiranës ndalom 16 protestues dhe procedon 5 të tjerë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjashtëmbëdhjetë protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranë dhe pesë të tjerë janë proceduar, për protestën që u zhvillua dje para Kryeministrisë nën thirrjet për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve.

Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se janë arrestuar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– E. Ç., 21 vjeç, A. Z., 22 vjeç, V. P., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, Gj. P., 22 vjeç, S. Rr., 33 vjeç, P. S., 22 vjeç, E. N., 22 vjeç, E. L., 25 vjeç, M. D., 43 vjeç, A. M., 32 vjeç, A. N., 23 vjeç, E. A., 20 vjeç, Sh. M., 25 vjeç, Xh. L., 25 vjeç, dhe B. L., 28 vjeç.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

– E. H., 20 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. A., 36 vjeç, M. K., 20 vjeç, dhe E. V., 22 vjeç.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 9 mars 2022. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad