Kërpaçi: Qasja jonë shkon përtej partisë, është kombëtare

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Floida Kërpaçi, e ftuar në Syri Tv,  tregoi më shumë mbi koalicionin PD-PL dhe pritshmëritë, ku u shpreh se qasja e tyre synon të shkojë përtej partisë.

“Situata është shumë e vështirë, është uragan gjithandej, ka protesta të përditshme, pasi situata është kritike dhe e vështirë.

Kudo që takojmë njerëz edhe ato që kanë edhe ato që nuk kanë mundësi, duan të ikin. Pse? Kjo jo sepse Shqipëria nuk ju pëlqen, jo se Shqipëria nuk i ka mundësitë, por sepse Shqipëria nuk ju ka ofruar atyre politikën e duhur, qoftë për biznesin apo punën që bëjnë.

Është shumë e lehtë sot për të ikur jashtë vendit, presim një biletë edhe ikën, por kur shkon atje bën diferencën me Shqipërinë. Nuk është si këtu, që kudo që do shkosh do paguash taksa të larta, ne paguajmë sot faturën e ujit sikur kemi lavazh në shpi. Kemi disa taksa në atë faturë, dhe në fund të fundit çfarë shërbimi marrim? Isha dje në Kombinat dhe rruga në lagje ishte e pashtruar dhe e pa ndriçuar. Dhe një grua shumë e revoltuar më tregoi faturat dhe më tha: ‘Shiko ne paguajmë taksa, taksë për rrugën etj. etj, dhe ku e kam këtë shërbim’?!”, tha Kërpaçi.

E pyetur nëse ka një reflektim mbi ndoshta gabimet qe vetë kanë bërë në të shkuarën, apo është edhe pak ego personale, Kërpaçi u përgjigj:

Mendoj që në situatën ku ndodhet vendi sot, secili prej nesh që ka marrë një angazhim politik apo që është drejtues në një parti politike, në këtë situatë qasja jonë duhet të shkojë përtej partisë. Duhet të jetë një qasje kombëtare, duhet të jetë një qasje për vendin dhe duhet të prihet nga alternativa.

Zjarr Tv Ad