Kërpaci: Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar tregon edhe dobësinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputetja e LSI-së Floida Kërpaci me anë të një statusi në “Twitter” shkruan se shembja e godinës së Teatrit Kombëtar tregon ndër të tjera edhe dobësinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Kërpaci vlerëson se po ashtu, shembja e godinës tregon se kjo qeveri është shumë larg standardeve që kërkon Europa për vendin tonë.

Postimi i ish deputetes së LSI-së Floida Kërpaci:

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar nuk ka të bëjë vetëm me artin dhe kulturën, por tregon dobësinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe mungesën e vullnetit nga ana e qeverisë për rrugën e integrimit europian dhe 15 kushtet e tij.

Nevojë për ndryshim, nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme!

Zjarr Tv Ad