Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon gjuhën konflikt nxitëse të Presidentit Serb Vuçiq

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është duke i përcjellë me shqetësim deklaratat e fundit konflikt nxitëse dhe përdorimin e gjuhës denigruese të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq ndaj Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti, Ministrit të posa emëruar për Komunitete dhe Kthim të Qeverisë së Kosovës, z. Nenad Rashiq, dhe bashkëpunëtoreve të tij të komunitetit serb që nuk pajtohen me politikën e Serbisë.

Deklaratat e tilla që kujtojnë fjalorin e urrejtjes dhe luftë nxitës të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve, dëmtojnë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rrjedhimisht edhe paqen e sigurinë në rajon.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet veprimet e Qeverisë së Kosovës për stabilizimin e situatës dhe përkushtimin e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me ndihmë të Bashkimit Evropian dhe përkrahje të SHBA-ve.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bënë thirrje faktorit ndërkombëtar perëndimor që të shtojë përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të mos tolerojë veprimet destabilizuese të Vuçiqit, i cili tanimë e bëri të qartë se nuk ka hequr dorë nga orientimi pro-rus, me emërimin në krye të shërbimit për inteligjencë të Serbisë (BIA) të shovinistit dhe anti-shqiptarit famëkeq Aleksandër Vulin.

Zjarr Tv Ad