Këshilli i Kombëtar i jep ‘Ok’-in Bashës/ tre vendimet e PD-së

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar në mënyrë unanime propozimet e kryetarit Lulzim Basha dhe Kryesisë së PD për zgjedhjet.

Basha  i propozoi Kryesisë së partisë që drejton marrjen e 3 vendimeve sot të rëndësishme, një prej tyre se PD do të rezgjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira.

 TRE VENDIMET
Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.

Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve.

 

Zjarr Tv Ad