Këshilli i Legjislacionit miraton raportin për zgjatjen e afateve të vettingut, socialistët votojnë PRO, në mbledhje mungojnë demokratët dhe LSI

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i legjislacionit i ka dhënë “dritën jeshile” raportit për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut. Me votat e socialistëve, sot është miratuar zgjatja me 36 muaj e afatit për funksionimin e organeve të vettingut, të Komisionit të Pavarur i Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë.

Të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste kaën votuar PRO, ndërsa demokratët dhe përfaqësuesja e LSI Erisa Xhixho nuk kanë marrë fare pjesë në mbledhje. Ditë më parë, kryetarja Lindita Nikolla është shprehur se mazhoranca nuk do ta kalonte nismën në seancë plenare pa marrë konsensusin e PD-së, pasi ndryshimet kushtetuese kërkojnë shumicë të cilësuar.

Por mesa duket mungesa e PD në mbledhje dhe mos-dalja ende me një qëndrim zyrtar nëse do ta votonin apo zgjatjen e afateve, Këshilli i Legjislacionit e ka kaluar raportin në Kuvend vetëm me votat e socialistëve. Tashmë, palët do të “përballen” në seancë plenare.

Sipas KLGJ-së kalimi i vettingut të gjyqtarëve tek ky institucion kërkon kapacitete shtesë të burimeve njerëzore dhe ndryshime ligjore. Po ashtu KLP në opinionin e saj dërguar Këshillit Legjislativ dilte në konkluzionin se marrja përsipër e vettingut të prokurorëve i krijonte këtij këshilli mbingarkësë dhe rrezikonte standarde të dyfishta rivlerësimi për prokurorët.

Në dy letra zyrtare për Kuvendin zgjatja e afateve cilësohej e nevojshme dhe e bazuar në arsye objektive edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i Komisionit Europian dhe nga Programi për Drejtësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (OPDAT). Në të dyja rekomandimet kërkohej forcimi i kapaciteteve të organeve të vettingut dhe zgjatja e mandatit të tyre, në mënyrë që procesi i rivlerësimit të ruante të njëjtin standard ligjor dhe të përfundohej deri në dhjetor 2024.

Edhe Komisioni i Venecias në një opinion të miratuar në dhjetor 2021 pranonte se ka arsye objektive për zgjatjen e mandatit duke iu referuar pengesave në ngritjen dhe funksionimin e këtyre organeve dhe pandemisë së covid-19. Komisioni kërkonte që procesi i vettingut të mos pengonte funksionimin e gjykatave.

Zjarr Tv Ad