Këshilli i Mandateve voton pro kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e Sali Berishës

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me 6 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim Këshilli i Mandateve ka miratuar kërkesën e SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Sali Berishës.

Me votat e mazhorancës është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili në fjalën e tij tha se “duhet të ketë zero imunitet, jo vetëm për Berishën por për askënd”.

“Standardi që po ndjekim ne sot, përsa kohë që aplikohet ndaj një ish-kryeministri duhet mbajtur dhe ndaj kryeministrit në detyrë. Ajo që duhet të bëjmë ne sot, të vendosim dhe SPAK që të mbajë të njëjtin standard, të hapë kërkesat e kallëzimet që përfshijnë kryeministrin dhe të kërkojë me të njëtat standarde heqjen e imunitetin”, tha ai.

Ndërkohë Këshilli ka caktuar edhe Klotilda Bushkënn si relatore, e cila do të përcaktojë raportin.

Ky raport sipas kryetares së Kuvendit, Linida Nikolla duhet të jetë gati deri ditën e mërkurë në orën 14:00 në mënyrë që t’ia kalojnë Kuvendit në seancën e datës 21 dhjetor.

Në mbledhje, e cila nisi në orën 12:00 ishin të pranishëm dhe prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, ndërkohë që nga opozita mori pjesë vetëm deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, teksa deputetët e tjerë të opozitës munguan. Kujtojmë se në kohën kur nisi mbledhja, paralelisht opozita protestoi.

Zjarr Tv Ad