Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën mbi dhunën në konflikte

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që garanton hetimin dhe ndjekjen penale të militantëve të Shtetit Islamik. Me një fjalim prekës, avokatja Amal Clooney iu tha anëtarëve të Këshillit se “ky është rasti për të bërë drejtësi si në Nuremberg” për viktimat e dhunës seksuale të Shtetit Islamik.

Nga avokatja Amal Clooney deri te fituesja e Nobelit të Paqes Nadia Murad, i kërkuan të martën Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratimin e rezolutës që garanton hetimin dhe ndjekjen penale të militantëve të Shtetit Islamik.

“Ky është çasti juaj për të bërë drejtësi si në Nuremberg. Shansi juaj për të qenë në anën e drejtë të historisë. Ja keni borxh Nadias dhe mijëra grave dhe vajzave që tani ju duhet të shohin anëtarët e ISIS-it të rruajnë mjekrat e tyre dhe t’i kthehen jetës normale, por viktimat e dhunës së tyre nuk do të munden kurrë,” tha avokatja Clooney.

Murad është një aktiviste e të drejtave të grave dhe prej vajzave jazide që i mbijetoi skllavërisë seksuale nga Shteti Islamik në Irak. Nga të dhënat e një studimi të fundit mësohet se të paktën 9,900 irakianë jazidë u vranë dhe u rrëmbyen që nga viti 2014. Rreth 3,100 jazidë u vranë, mbi gjysma u qëlluan me armë zjarri, ju pre koka apo u dogjën të gjallë. Ky studim mund të përdoret si provë në gjyqet për gjenocid ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miratoi me 13 vota pro dhe dy abstenime, të Rusisë dhe Kinës, rezolutën mbi dhunën seksuale në konflikte. Ajo synon të luftojë përdorimin e përdhunimit si armë lufte.

ShBA-ja kishte kërcënuar se do të vendoste veton ndaj këtij teksti pasi ishte përdorur një terminologji mbi “shëndetin riprodhues”, që sipas Uashingtonit mbështet abortin për viktimat. Megjithatë, në tekstin e ri u përdor një gjuhë më e zbutur.

 

Zjarr Tv Ad