Këshilli Kombëtar i PD-së zgjedh kryetarin e ri, ja kush do e zëvendësojë Edi Palokën

0
1495
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç u paralajmërua në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike me datë 18 dhjetor, Lulzim Basha po vijon me zëvendësimin e ço kundërshtari të tij që është pozicionuar krahas ish-kryeministrit Sali Berisha. Edi Paloka, i cili u shkarkua në mbledhjen e Kuvendit nga detyra si kreu i Këshillit Kombëtar, do të zëvendesohet nga Arta Sakja.

Në përpjekjet e tij për të mbajtur karrigen e kryetarit të Partisë Demokratiek, Lulzim Basha ka vendosur të përjashtojë nga funksionet që kanë në PD të gjithë ata që janë rreshtuar krahas Berishës.

Fatin e Edi Palokës e kanë pasur dhe disa anëtarë të Kryesisë, si Belind Këlliçi, apo dhe krerë degësh, plot 12 të tillë që janë zëvendësuar pse deklaruan hapur mbështetjen e tyre për Foltoren e Berishës.

Rikujtojmë se një beteje politike nisi mes Lulzim Bashës dhe paraardhësit të tij, ish-liderit historik Sali Berisha, pasi Basha vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar këtë të fundit përshkak të shpalljes non-grata. Mirëpo Berisha nuk e pranoi këtë vendim dhe nisi iniciativën Foltorja për shkarkimin e Bashës nga kreu i PD, gjë e cila u finalizua me datë 11 dhjetor në Kuvendin e thirrur nga rreth 5000 delegatë, si dhe në Referendumin e datës 18 dhjetor me votat e rreth 44 mijë anëtarëve të PD-së.

Zjarr Tv Ad