Këshillimi Kombëtar/ Meçe: Një lojë nga kryeministri, kërkon të tërheqë brenda gjithë qytetarët, nuk janë as pyetje përfaqësuese

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inxhinieri, Arben Meçe ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News për të folur lidhur me “Këshillimin Kombëtar” të iniciuar nga kryeministri Edi Rama ku janë parashtruar 12 pyetje për qytetarët shqiptarë.

Meçe ndër të tjera, e konsideroi këtë iniciativë si një lojë nga kryeministri Edi Rama i cili po përpiqej të tërhiqte brenda kësaj loje edhe qytetarët shqiptarë. Inxhinieri i konsideroi temat e trajtuara në “Këshillimin Kombëtar” si pyetje jo përfaqësuese.

Inxhinieri, Arben Meçe i ftuar në emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News:

Meçe: Si fillim duhet të kuptojmë se përse po bëhet. Kjo është një propagandë që bëhet për të tërhequr opinionin publik në këtë situatë duke e hequr vëmendjen nga çështje të tjera.

Në këtë rast mund të bëjmë një anketim, jo me një procedurë. Anketim që po hidhet në publik dhe tërheq në debat një masë të gjerë njerëzish. I ndërgjegjshëm që sot qytetari shqiptar a ka një motiv që ta kthejë qytetarin shqiptar në një debat jo politik? Unë kam parë një tendencë për të tërhequr qytetarin dhe më pas sesa serioz është qytetari në diçka të tillë. Pra të thonë se vërtet kryeministri i Shqipërisë po na kërkon mendimin tonë. Në këtë rast kryeministri kërkon të tërheqë në një lojë të gjithë qytetarët, në një lojë jashtë aktualitetit. Janë 12 pyetje, nëse do hapnim debat ne tani do nxirrnim edhe 250 të tjera dhe për më tepër nuk janë as pyetje përfaqësuese.

Zjarr Tv Ad