Këshillit të Europës: Shqipëria të regjistrojë minoritetet

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria duhet të respektojnë parimin e vetë-deklarimit të minoriteteve kombëtare. Ky është rekomandimi i Këshillit të Europës që i bën thirrje vendit që të zbatojë ligjet e miratuara në këtë drejtim. Për këtë, raporti i komitetit këshillëdhënës, u kërkon autoriteteve që të ndalojnë referimin vetëm mbi të dhënat arkivore dhe regjistrin e gjendjes civile në lidhje me verifikimin e personave të vetë-deklaruar si anëtarë të një minoriteti.

Në fakt kjo është një nga çështjet delikate në marrëdhënieve mes Tiranës zyrtare dhe Athinës. Në mënyrë të vazhdueshme presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka kërkuar respektimin e minoritetit grek në vend, në mënyrë që t’i hapet rrugë Shqipërisë në integrimin europian. Por pretendime për minoritete kombëtare ka edhe nga Serbia e Bullgaria.

Në vitin 2011 u realizua censusi i parë ku u përfshi dhe kombësia. Por rezultatet u kundërshtuan prej Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Ndërkaq në vitin 2020 do të realizohet një tjetër regjistrim, por këtë radhë përcaktimi i kombësisë do të jetë i detyrueshëm.

Në raportin e fundit, Këshilli i Europës, vëren se komunitetet rome dhe egjiptiane vazhdojnë të ndeshen me pabarazi dhe diskriminim, sidomos në nivel vendor.

Raporti bën thirrje për më shumë përpjekje për të përmirësuar kushtet e jetesës së këtyre komuniteteve, sidomos në lidhje me qasjen në punësim, arsimim dhe shëndetësi, si dhe duhet të nxitet integrimin e tyre shoqëror. Rekomandimet për autoritetet shqiptare përfshijnë edhe mundësimin e librave shkollorë në gjuhën e minoriteteve.

 

Zjarr Tv Ad