Gazetari Artan Hoxha, ka thumbuar dhe ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për ushtrinë me këshlltarë të super-paguar që ai kishte. Hoxha, me anë të një postimi në rrjete sociale, rrëfen ironikisht ëndërrën e sajuar se e kishin emëruar këshilltarin e 21-të të Bashkisë dhe e kishin future tek listat e rrogave.
Për më tepër Hoxha ndodhje në një zyrë amekëshilltaren numër 19-të, avokaten bjonde që ishte kandidate për deputete nga partia e avokat Spartak Ngjelës.
“Si natë krishtlindje që ishte, pashë ëndërr pasanikësh… Më kishin emëruar këshilltarin e 21-të të bashkisë. Më kishin futur te lista e rrogave “gjynah të qahesh”. Lëre pastaj qershia mbi tortë, më kishin vendosur në një zyrë me atë këshilltaren numër 19-të, avokaten bjonde që ishte kandidate për deputete nga partia e avokat Ngjelës.
Bota më dukej më e bukur. Dielli nuk po lindte më mbrapa Dajtit, por andej nga Fushë Kuqja. Tirana më dukej si Manhattan. Yuri Kim me kishte ftuar për një gotë birrë me kërnacka Korçë. Jete ishte kthyer nen moton “qejf o qejf o qerrata”. Dreq o punë sa shumë kërkojmë nga jeta??!! Ëndërra janë, bën vaki dhe s’dalin”, ironizon Hoxha në rrjete sociale.