Këshilltari i CDU, Henze: Meta i vetmi organ kushtetues, ka të drejtë për “grushtin e shtetit”

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilltari i CDU Martin Henze është shprehur se Shqipëria ndodhet jo në situatë krize por në gjendje të jashtëzakonshme. Sipas tij, nëse Shqipëria do të ishte vend kushtetuese, tashmë do të ishte anëtare e BE-së.

Henze: Nëse Shqipëria do të ishte një shtet kushtetues dhe demokraci funksionale, me gjykata të sakta kushtetuese dhe autoritete anti-korrupsion, vendi do të ishte në anëtare e BE-së.  Rama, Balla dhe Veliaj do të duhet të ndiqeshin penalisht dhe të përballeshin me dënimin me burg për shkak të veprave të mundshme penale në fushën e korrupsionit. Në Shqipëri nuk funksionon Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, nuk ka siguri juridike, pra mosfunksionim të SPAK. Shqipëria nuk është në gjendje krize, është në gjendje të jashtëzakonshme. Organizata Rama i ka kapur të gjitha funksionet politike në qeveri, në bashki, në shumicën e funksioneve administrative dhe shtetërore, dhe për këtë arsye është përgjegjëse për gjithçka.

Më tej, Henze komenton më gjerësisht situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, kjo Gjykatë jo vetëm që është mbrojtësi i Kushtetutës së Shqipërisë, por luan rol të rëndësishëm si autoriteti gjyqësor shtetëror në fusha specifike të shtetit të së drejtës ndërkombëtare.

Henze: Gjykata Kushtetuese shqiptare është mbrojtësi i Kushtetutës shqiptare. Prandaj gjykata ka një rol të dyfishtë, nga njëra anë si një organ i pavarur kushtetues dhe nga ana tjetër si pjesë e autoritetit gjyqësor shtetëror në fusha speciefike të shetit të së drejtës ndërkombëtare. Përmes vendimeve të saj autorizuese, ajo siguron një interpretim detyrues të tekstit të Kushtetutës së Shqipërisë. Për më tepër ajo ka detyrë të monitorojë vendimet e gjykatave të tjera shqiptare. 

Martin Henze ka komentuar edhe lëvizjet e Presidentit Ilir Meta në lidhje me mbrojtjen e kompetencave të tij për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ai e quan korrekt fjalorin e Presidentit Meta në lidhje me përdorimin e togfjalëshit “grusht shtetit”.

Henze: Mosfunksionaliteti i pjesshëm i saj në fakt është konceptualisht një “grusht shetit” kundër rendit kushtetutes të Shqipërisë. Grusht shteti nga qeveria, d.m.th, nga lart, shpesh quhet në të vërtetë një grusht shteti. Në këtë drejtim, Presidenti Meta nuk është i gabuar në zgjedhjen e fjalëve.

Martin Henze e sheh 2 marsin si mundësi të mirë për të dhënë një sinjal për të mbrojtur Kushtetutën përmes zgjedhjeve të reja. Ai thotë se në Shqipëri duhet të ndryshojë diçka politikisht, me qëllim që të rinjtë të mos largohen nga vendi.

Henze: Nëse diçka nuk ndryshon politikisht në Shqipëri shumë shpejt tani, Shqipëria ka potencialin të bëhet Zvicra e Ballkanit, një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare do të emigrojë, të gjitha familjet shqiptare do të copëtohen, ekonomia shqiptare, turizmi do nuk do të ketë më asnjë perspektivë, do të ketë mungesë të punonjësve, do të ketë mungesë të infrastrukturës rurale: rrugë, ujësjellësa, kanalizimeve të ujërave të zeza, shkollat do të shemben shumë shpejt, do të ketë mungesë të të rinjve. Në këtë drejtim, dita e kushtetutës, e cila është caktuar në 2 Mars 2020 nga organi i mbetur kushtetues, Presidenti Meta, mund të jetë një sinjal i qartë nga sovrani shqiptar, populli shqiptar, mbrojtja e kushtetutës përmes zgjedhjeve të reja.

Zjarr Tv Ad