Ish-deputeti Klevis Balliu, sef i Organizimit në Partinë Demokratike ka reaguar në lidhje me të dhënat e bëra publike per skandalin me nepotizimin qe ndodh ne drejtorine e Tatimeve , me në krye Ceno Klosin.
Referuar të dhënave të publikuara se djali i tezes se Zv.kryeministres dhe ministres se Energjise e Infrastruktures Belinda Balluku eshte punesuar si keshilltar i Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve Ceno Klosi , Balliu thotë se këto detaje tregojnë që kjo qeveri nuk i ka vendet e punës për shqiptarët, të cilët masivisht po largohen nga vendi, por për familjarët e qeveritarëve apo patronazhistët.
Postimi i plotë
Djali i tezes së Ballukut këshilltar i Canos tek Tatimet.
Vendet e punës qartazi janë vetëm për familjarët ose patronazhistët ndërsa për shqiptarët nuk ka vende pune.
Shqiptarët po largohen sepse qeveria dhe zyrtarët e saj kanë marrë peng shtetin për ti shërbyer interesave të tyre personale dhe familjare.