Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Sali Berisha ka të drejtë kur thotë se Rama ka rikthyer monizmin dhe se qeveria aktuale i ka kaluar të gjithë sa i përket nivelit të korrupsionit.
Por sipas tij, edhe qeverisja e Berishës nuk ka shkëlqyer në këtë drejtim.
Berisha për Ramën: po nuk iku do ta heq unë. Ka të drejtë Berisha?
Shehi: Berisha ka të drejtë. Rama ka rikthyer monizmin. Për anën korruptive kjo qeveri i ka kaluar të gjitha, por nuk ishte ndonjë shkëlqim edhe qeveria e vjetër. Këta thjesht janë të korruptuar më të mëdhenj. Korrupsioni sot është vetë shteti. Kush është më e keqja për shtetin shqiptar? Kjo që thotë Berisha për çështjen e monizmit. Sot Rama i vë të gjithë, përfshi edhe gjykatësit. Ky është zhgënjim. Rama ka futur duart te sistemi i drejtësisë dhe kjo është e frikshme.