“Këta sjellin njoftim, jo vendim për prishjen e banesave”, banorët e “5 maj-it”: Me 22 shkurt rrezikohen dhe 11 shtëpi, do çojmë dokumente shtesë te Komisioni…

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e lagjes “5 maj” në Tiranë kanë mbi 4 muaj në protestë kundër projektit të rindërtimit që Bashkia ka planifikuar për këtë lagje. Pas diskutimit dhe kërkesave të paraqitura në ‘Komisionin e ligjeve’ të premten e shkuar, ata shprehen se janë njoftuar nga Bashkia e Tiranës për prishjen e 11 banesave të tjera me 22 shkurt 2022.

Banorët thanë se ata kërkojnë të sqarohen nga përfaqësues të bashkisë dhe të arrihet një marrëveshje e rregullt, duke theksuar se do të dërgojnë në komision dokumente shtesë për të pezulluar shembjen.

Banor i “5 maj”-Ne bëmë një kërkesë që të pëzullohen prishjet deri në një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës prandaj ramë dakort qe të cojmë dokumente shtesë.

11/11/2021 një nga banorët ka kërkuar informacion në Bashki pasi nuk ka marrë nje letër, dhe pas diskutimit në Komisionin e ligjeve, Bashkia e Tiranës i ka kthyer përgjigjie duke thënë se banesas e tij është brenda planit të rindërtimit të “5 maj-it”. Këta të sjellin 10 emra për prishje porn ë të vërtetë ata kanë një plan tjetër për më shumë hapësira të përfshira.

Preket në fazën e dytë kjo shtëpi për të cilën fola. Ne i lamë të gjitha dokumentet në Komisionin e ligjeve, do dërgojmë dhe shkresën zyrtare dhe kërkesë që Komisioni të ndërhyjë për mosprishjen e banesave.

Nëse do sillte me datë 25 vendim prishje, jo njoftim, ne mund të shkojmë dhe ta godasim në gjykatë. Këta nuk sjellin letra të rregullta.

Në njësinë 8 nuk ka bërë marrëveshje për prishjen e banesave. Marrin të gjithë këtë ndërtim përsipër por nuk kanë fuqi punëtore dhe ca bëjnë ua kalojnë kompanive të tjera pa plan të detajuar, pa konkurs të drejte, pa letra dhe fillojnë përplasjet mes firmave të ndërtimit dhe banorëve.

U bëj thirrje dhe e vetmja shpresë që kemi është Komisioni i ligjeve sepse edhe avokatja e popullit tha që kjo kontratë nuk vlen.

-A kanë ardhur përfaqësues për t’ju takuar?

-Jo sjellin ndonjë shkresë, nuk bëhet asnjë takim sqarues. Bashkia është për të zbutur konfliktet sociale jo për ti nxitur.

Zjarr Tv Ad