“Këta thonë Saliu dështoi”, Çim Peka flet për zgjedhjet: Edi Ramës i ka ikur buzëqeshja, e ka të vështirë me Berishën

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti dhe gazetari Çim Peka, ka bërë një shënim të shkurtër për rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit dhe zërat kritikë që kërkojnë largimin e Sali Berishës. Sipas tij, ish-kryeministri ka marrë 40% të votave mazhoritare në shkallë vendi.

Madje, sipas tij kryeministrit Edi Rama i ka ikur buzëqeshja, sepse e ka të qartë që me Sali Brishën përballë do e ketë shumë të vështirë. Në këto zgjedhje PS mori 54 bashki kurse PD-ja e Berishës vetëm 7-të.

“40% pa asnje garanci ne zgjedhje! Sali Berisha pa parti, pa vule, pa komisioner, pa numerues, pa fonde, pa emer ne flete te votimit. Me nje liste kandidatesh te lire, me qindra miliona euro kunder, u fut ne zgjedhje per nje muaj dhe mori rreth 40% te votave mazhoritare ne shkalle kombetare. Ose me sakte, kaq i lane.

Basha, Alibeaj, Yuri Kim me vule, komisioner, miliona euro nuk arriti dot te gjej kandidate dhe aty ku gjeti doli parti e katert ose e peste.

Tani po keta dalin e thone Sali Berisha deshtoi! Kaq mjafton per te kuptuar pse Edi Rama nuk qeshte dot mbreme. E ka te qarte se me kete njeri do ta kete te veshtire.

Kaq i la dhe Ramiz Alia me nderkombetaret ne zgjedhjet e ‘91. Edhe atehere i njejti Prec i kerkonte doreheqjen. Berisha qendroi dhe mundi regjimin. Ne fund te gjithe ju bashkuan. Edhe “Precet” e djeshem e “Gjekmarkajt” e sotem”, shkruan analisti dhe gazetari Çim Peka.

Zjarr Tv Ad