Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministrja për Punët me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar zhvillimet brenda kampit blu.
Lidhur me protestat E ish-kryeministri Berisha paralajmëron, Spiropali i ka konsideruar si protesta për hallin e tij por që sipas saj do të përfundojnë si me 8 janar me 1 mijë veta.
“Protesta për hall të tij. Protesta për hall të tij nuk do ketë ndjekës. Si me 8 janar ku përfundoi me 1 mijë njerëz që u detyruan të largohen”, u shpreh Spiropali në News24.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar disa ditë më parë se gjatë kësaj pranvere do të ketë një sërë protestash të fuqishme, duke e vënë theksin tek lufta kundër korrupsionit.