Deputeti socialist Pandeli Majko ka treguar në Kuvend një histori nga fëmijëria për të hequr paralele me sfidën ku ndodhet sot drejtësia e re.
Majko u kthye pak në kohë kur i ati ishte transferuar në Kuçovë duke treguar një episod me kushërinjtë dhe nënën e tij.
Ai deklaroi se qëllimi i reformës në drejtësi është prishja e statusquosë së korrupsionit dhe pastrimit të parave.
“Në fëmijërinë time kur im atë u transferua në Kuçovë, vizitoheshim rregullisht nga kushërinjtë e mi. Më trishtonte pakënaqësia e vizitorëve për erën e gazit në qytet për shkak të puseve të naftës.
Kur njëri nga kushërinjtë e mi më tha se kur këtu mban era nevojtore, u ndjeva shumë keq, vrapova te nëna ime dhe me lot në sy bërtisja se si guxonin të na fyenin kështu. Sot kjo histori më kujton familjarizmin e drejtësisë me statusquonë e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Prishja e saj ka qenë qëllimi i reformës në drejtësi. Duhet të ndajmë reformën në drejtësi nga influenca e të mësuarit me erën e krimit. Ndihet rreziku që sistemin e drejtësisë ta vrasë pavarësia dhe asistenca e perëndimit i ofroi”, tha ai.