Kiara i vë vulën të gjitha dyshimeve për dashurinë që ka për Luizin: Do jetë një baba shembullor

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me rastin e festës së “Shën Valentinit”, Luizi kërkoi nga Vëllai i Madh që t’i bëjë një surprizë Kiarës.Ai doli nga shtëpia e Big Brother

dhe shkoi në një ambient pranë saj. Kiara u ftua në dhomën e rrëfimit dhe u pyet për ndjesitë e saj lidhur me surprizën që pret nga Luizi.

Kiara: Gjithçka ndryshoi në momentin e dasmës, kur unë e putha Luin. Unë e shoh Luizin me shumë vlera. Kam arritur të nxjerrë një anë të mirë të tij.

Shoh që edhe jashtë mund të jetë një baba shembullor. Sa më shumë rri këtu, aq më shumë më rriten ndjesitë. Duke ndenjur këtu 24 orë, imagjino jashtë sesa mund të zgjasë.

Luizi dhe Olta u përzgjodhën nga publiku si dy nga banorët më të preferuar. Këta të dy do të jenë imunë deri ditën e shtunë.

Bashkë me to, imunë do jenë edhe banorët e rinj, Bledi, Tani, Keisi, Ermiona dhe Beati.Kiara, Armaldo, Valbona, Diola, Nita dhe Dea, janë të nominueshëm.

Zjarr Tv Ad