Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...


Këngëtarja Orkidea Latifi ose Kida ka zgjedhur gjithnjë që të mbajë jetën e saj private jashtë vëmendjes së medias.
Pavarësisht se ajo ka deklaruar se nuk ka patur të dashur, më në fund ka pranuar se do të donte të kishte një person në jetën e saj.

Gjatë një interviste , këngëtarja ka treguar se vazhdon të ketë statusin beqare dhe se tashmë është e fokusuar më shumë se kurrë te karriera.

E pyetur nëse ka ndryshuar deklarata e vitit 2016, Kida tha: “Akoma nuk ka ndryshuar. Kam dëshirë t’i jap vetes më shumë kohë të krijojë diçka të timen. Mendoj se jam akoma e re ta ndjej këtë gjë”.
Megjithatë këngëtarja nuk e ka mohuar nevojën për të patur afër një njeri në jetën e saj.

Zjarr Tv Ad