Kili, grabiten objektet personale të Salvador Allende

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar “Museo de la Solidaridad Salvador Allende” në Santiago të Kilit duke marrë objekte personale të të ndjerit, presidentit Salvador Allende.

Sipas një zëdhënësi të Fondacionit që menaxhon Muzeun, midis objekteve të vjedhura janë kartela origjinale e anëtarësimit në vitin 1933 nga Allende në Partinë Socialiste, orën e pandashme zvicerane Jaeger-LeCoultre dhe veshja e mjekut blu. Salvador Guillermo Gossens ishte presidenti i Kilit nga viti 1970 deri në vitin 1973, ndërsa kishte 40 vite që ishte pjesë e politikës së vendit. Në fakt, sa i përket vdekjes së tij ka disa teza. Ai kandidoi pa sukses për presidencën në zgjedhjet e 1952, 1958, dhe 1964. Në vitin 1970, ai fitoi presidencën në një garë të ngushtë midis tre kandidateve. Ai u zgjodh në një balotazh nga Kongresi pasi asnjë kandidat nuk fitoi shumicën e votave.

Thuhet se Allende është viktimë e një grushti shteti nga Augusto Pinocheti, por në vitin 2012 një gjykate kiliane ka konfirmuar se presidenti Salvador Allende kreu vetëvrasje në vitin 1973, ndërsa trupat ushtarake sulmuan pallatin presidencial për ta rrëzuar brenda ishte presidenti Allende, i pari president i majtë marksist.

Allende, njihej ndryshe si marksisti i parë me postin e presidentit të një vendi të Amerikës Latine si pasojë e zgjedhjeve të lira.

Sipas të dhënave ai ka qëlluar veten e tij me një armë në momentin që trupat hynë në presidencë. Familja e Allendes e ka pranuar këtë version, Por disa nga mbështetësit e tij pretendojnë sot e kësaj dite se ai u vra nga ushtarët. Ndërsa fjalët e fundit që ai tha ishin: Këto janë fjalët e mia të fundit dhe jam i sigurt se sakrifica ime nuk do të jetë e kotë. Jam i sigurt se të paktën do të jetë një mësim moral që do të dënojë krimin, dobësinë dhe tradhtinë!

Pas eliminimit të Allende, ushtria e gjeneralit Augusto Pinochet nuk pranoi të ktheje autoritetin në qeverinë civile. Si rezultat Kili u sundua nga një diktaturë ushtarake që ishte në pushtet nga 1973 deri 1990, duke i dhënë fund pothuajse 41 viteve të pushtetit demokratik kilian. Junta ushtarake shkriu Kongresin e Kilit dhe filloi një përndjekje të organizuar të mijëra mbështetësve të Allende.

 

Zjarr Tv Ad