Kim Jong-un arrin në Kinë për takimin e katërt me Xi Jinping

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, arriti në Pekin me ftesë të presidentit të Kinës, Xi Jinping. Kim do të qëndrojë atje deri më 10 janaVizita vjen në kohën ku raportohet për mundësinë e një takimi të ri midis Kimit dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë me ftesë të Presidentit Xi Jinping.Kim arriti në Pekin me tren të martën, i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë. Si pjesë e një vizite katër-ditore, ai pritet të mbajë bisedime me Xi, të konfirmuara nga mediat kineze dhe ato të Koresë së Veriut. Gjatë vizitës së tij të katërt në Kinë, Kim njoftohet se do të kërkojë të nxisë negociatat mes SHBA dhe Koresë, të cilat deri më tani kanë ngecur mbi skepticizmin e Uashingtonit rreth qëllimit të Phenianit për të hequr dorë nga armët bërthamore. Vitin e kaluar, Kim udhëtoi për në Kinë në tri raste, para dhe pas samiteve të mëdha diplomatike me udhëheqësit amerikanë dhe të Koresë së Jugut. Përkundër qëllimeve të Kim, administrata e Trump deri më tani duket e gatshme të bëjë lëshime praktike ndaj Koresë së Veriut, veçanërisht kur bëhet fjalë për lehtësim të sanksioneve. Trump kohët e fundit tha se do të takohet Kim përsëri në “të ardhmen jo shumë të largët”, pasi kreu i Koresë së Veriut i dërgoi një letër presidentit amerikan duke thënë se ai është “gjithmonë i gatshëm” për të arritur një marrëveshje me Uashingtonin.

Zjarr Tv Ad