Kim Mehmeti: Përgjimet treguan se politikanët janë në shërbim të kriminelëve, e frikshme

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Publicisti Kim Mehmeti tregon se ku dallohen përgjimet telefonike të opozitës maqedonase me ato të Shqipërisë.

Në një postim në facebook Mehmeti thotë se bombat e përgjimeve në Maqedoni shpalosën politikanët hajdutëm ndërsa në Shqipëri përgjimet shfaqën një gjë më të frikshme. Tregojnë sesi politikanët janë në shërbim të kriminelëve e mafiozëve.

“Më pyesin gazetarët se çka i dallon përgjimet e dikurshme telefonike të opozitës maqedonase, që shpalosnin si regjimi kriminel VMRO-BDI kishte marrë zvarrë Maqedoninë, nga këto të sotmet, që tregojnë si mafiozët e kriminelët, ia zgjedhin burrështetasit Shqipërisë? Dallimi është shumë i dukshëm dhe i qartë: ‘bombat’ e opozitës maqedonase, kryesisht shpalosnin si politikanët hajdut, të zgjedhur nga populli, e ndihmonin njëri tjetrin gjatë vjedhjes së shtetit, e përgjimet telefonike lidhur me funksionarët e ‘Rilindjes’ që e sundojnë Shqipërinë, janë më të frikshme dhe tregojnë si politikanët janë në shërbim të kriminelëve e mafiozëve që e kanë zaptuar shtetin!

 E në ndërkohë, ndodh diçka edhe më e tmerrshme sa kaq: politikanët dhe hajdutët e Maqedonisë, dënohen e shkojnë në burg, e politikanët e Shqipërisë, të zgjedhur nga mafiozët e kriminelët, miratojnë ligje dhe kandidojnë në zgjedhjet vendore!” 

Mehmeti ka frikë dhe diçka tjetër.

“Ne na ndodh diçka shumë tragjike. Edhe para të huajve mund të lëmë përshtypje që shumica e shqiptarëve është e prirur ta ketë prijës hajdutin, të ketë frikë të fortin, jo të çmojë të mençurin. Kam frikë se ne do të vimë në situatë, sa do të lëmë përshtypje para botës se ne hajdut e konsiderojmë atë  që na vjedh ne dhe i jep të tjerëve dhe jo hajdut atë që i vjedh të tjerëve dhe na jep neve. Dmth ne hajdutin tonë e duam. Krimi më i madh është kur ia vret shpresën e rinisë.’

Zjarr Tv Ad